Pronari i një servisi makinash goditet në kokë me sende të forta
Si pasojë e goditjeve ka mbetur i plagosur shtetasi Pellumb Sejdi, 51 vjeç, me plagë në kokë.
Ai u dërgua menjëherë në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me një person tjetër për arsye ende të paqarta.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



