E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pêrjashtimi i Berishës : PD ka hyrë në spirale shumë të rrezikshme
Publik News

Pêrjashtimi i Berishës : PD ka hyrë në spirale shumë të rrezikshme

Vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së ka sjellë reagime të shumta nga ana e demokratëve.

Mbrëmjen e sotme, Basha ka mbledhur anëtarët e kryesisë të PD-së brenda selisë blu, ku vendimi për Berishën ka sjellë debate të ashpra.

Kanë qenë disa deputetë të cilët kanë kundërshtuar ashpër vendimin e Lulzim Bashës. Burime për Publik.live bëjnë me dije se kundër këtij vendimi janë deputetët Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Flamur Noka, Tritan Shehu apo dhe Luçiano Boçi.

“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD.

“Vrave PD-në. PD ka hyrë në një spirale shumë të rrezikshme.  Një vendim i tille nuk mund të merrej nga vetëm një njeri, qoftë dhe kryetari. Duhej ta gjykonim sëbashku”, është shprehur Shehu.

Ky vendim është cilësuar si një shkelje e hapur e statutit dhe ligjit të PD-së ndërkohë thotë se ditën e nesërme do të jetë në Parlament.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.