Presidenti Meta uron kryeparlamentaren Lindita Nikollën për detyrën e re
Presidenti Ilir Meta ka uruar Lindita Nikollën për marrjen e detyrës së re në krye të parlamentit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit i bën thirrje për bashkëpunim në interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë.
Sipas presidentit Meta, me zgjedhjen e parlamentit të ri, janë mbyllur dy vitet më të errëta të historisë së politikës shqiptare në këto tre dekada me pasoja të rënda afatgjata në çdo aspekt.
Një thirrje, kreu i shtetit e ka për opozitën duke thënë që tani e tutje nuk ka më vend për bojkot.
Postimi i Presidentit Ilir Meta:
Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë. Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



