E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në autostradën Tiranë-Durrës, vendosen 16 gjoba gjatë mbrëmjes!
Publik News

Në autostradën Tiranë-Durrës, vendosen 16 gjoba gjatë mbrëmjes!

Policia ka vijuar kontrollet për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë mbrëmjes së djeshme në aksin Tiranë-Durrës.

Gjatë orëve të mbrëmjes janë konstatuar makina që udhëtonin me shpejtësi 128 deri në 166 km/h.

Janë pezulluar 7 leje drejtimi dhe janë vendosur 16 gjoba gjatë mbrëmjes për shpejtësi të lartë dhe manovra të rrezikshme.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 128 km/h deri në 166 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende i lartë.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 16 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Monitorimi ka vijuar dhe në rrugët e brendshme të qytetit me drager, ku si rezultat janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 0.96 mg/l.

Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Si dhe janë vendosur 9 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.