E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë: Varianti ‘Delta’ po thyhet, piku i valës kaloi…
Publik News

Mjeku Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë: Varianti ‘Delta’ po thyhet, piku i valës kaloi…

Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë se vala e variantit të ri ‘Delta’ po thyhet. Me anë të një statusi në Facebook, mjeku sqaron se piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021.

Sipas Ailmehmeti të gjithë indikatorët epidemiologjikë në vend tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar.

Mjeku ben thirrje qe te tregohet kujdes, pasi siç krahason ai “aksidentet në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes!”

“Sot, datë 23 shtator 2021, të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar! Po bie mesatarja e rasteve të reja në bazë 7 ditore! Po bie numri i rasteve aktive! Po bie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore! Po bie incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100.000 banorë!”, shkruan mjeku.

Postimi i plotë

“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”

Cit.: “Korbi”

🙏 Vala Delta po thyhet miqtë e mi!

✅ Më 30 gusht 2021 kemi përllogaritur që piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021!

✅ Më 14 shtator pamë sinjalet e para të fillimit të rënies, me rënien për herë të parë të rasteve aktive (-147).

👉 Megjithatë, tashmë e kemi mësuar që duhet të presim të paktën një javë dhe idealisht dy javë për të qenë më të bindur për trajektoren.

✅ Sot, datë 23 shtator 2021, të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar!

📃 Në detaj:

✅ Po bie mesatarja e rasteve të reja në bazë 7 ditore!

✅ Po bie numri i rasteve aktive!

✅ Po bie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore!

✅ Po bie incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100.000 banorë!

⚠ Kujdes tani miqtë e mi, sepse aksidente në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes!

👉 Duhen edhe disa javë përpara se të zbresim plotësisht.

👉 Fatkeqësisht humbjet e jetës janë më të vonuara me 10-14 ditë në krahasim me rastet e reja dhe rënia e tyre do të fillojë në gjysmen e parë të tetorit, nëse rënia e rasteve është e vazhdueshme!

👉 Deri atëherë këshillat janë të thjeshta nëse nuk jeni të imunizuar (as të shëruar dhe as të vaksinuar):

🙏 Vaksinohuni nëse nuk e keni të kundraindikuar!

🙏 Ruani distancën!

🙏 Evitoni grumbullimet!

💪🇦🇱 Shtrëngojmë dhëmbët edhe pak por vala Delta ka filluar rënien e qartë!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.