E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Përjashtimi i Berishës? Nuk është servilizëm ndaj SHBA”- Gjekmarkaj: Situatë traumatike për PD-në, ish-kryetari është i lënduar
Publik News

“Përjashtimi i Berishës? Nuk është servilizëm ndaj SHBA”- Gjekmarkaj: Situatë traumatike për PD-në, ish-kryetari është i lënduar

Deputeti i PD-së, njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka folur për përjashtimin e Sali Berishës, për të cilin tha se PD e ka certifikuar vendimin për largimin e tij, por nuk e ka marrë kjo forcë politike.

I ftuar në Euronews, Gjekmarkaj tha se kjo forcë politike ndodhet në një fazë historike dhe se nuk është servilizëm sipas tij thuash se PD po bashkon vendimet me SHBA-të.

“Shiko, kjo është një situatë traumatike për Partinë Demokratike si lëndim për momentin, është edhe e dhimbshme sepse zoti Sali Berisha është personaliteti themelor i Partisë Demokratike, është vet historia e Partisë Demokratike.

Ka qenë president i dal nga kjo parti, kryeministër, ka patur shumë arritje dhe shumë suksese duke drejtuar këtë parti, jo thjesht ai si individ dhe si personalitet, por vendi nën udhëheqjen e tij. Por tashmë ne jemi në një fazë historike tjetër, jemi përballë një vendimi që Partia Demokratike e ka certifikuar, por që nuk e ka marrë ajo.

Është një vendim që e kanë marrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është servilizëm, nuk është ulje e shtyllës kurrizore fakti që ne, le të themi, bashkojmë vendimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ju e dini po aq sa unë që janë aleati kryesor i kombit shqiptar në ekzistencën e vet, e ka ndihmuar atë që të bëhet shtet, e kanë integruar në NATO, i kanë dhënë pavarësinë e Kosovës, madje dhe sot jemi të ndershëm me opinionin publik, nuk janë për konfliktin le të themi që ka marrë disa nuanca ditët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk janë forca vetëm në kyç që po mbrojnë Kosoven, Jarin dhe Bernjak, por janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me prezencën e tyre që nuk lejojnë një agresion të ri mbi Kosovën. Dua ta them këtë që, kombi shqiptar e ka jetike, e ka strategjike, ku nuk përjashtohet as Partia Demokratike nga kjo për të patur marrëdhënie ekskluzive dhe në sintoni me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” thekson GJekmarkaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.