“Mot i trazuar sjell ‘miq’ të papritur, blindohet hoteli në Tiranë nga personazhi i njohur”
Gazetari Artan Hoxha rrëfen për vizitën blic të një personazhi të njohur në Tiranë.
Hoxha shkruan se ka ardhur në Tiranë ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
“Mbrëmë, vonë në mesnatë, ndërsa po kërkoja me pult në dorë, ndalova te TVSH-1, ku sapo nisi një film që më tërheq shumë, dhe ndalem sa herë që më del para. Titulli i filmit eshte “The special Relationships’’ (Marrëdhëniet speciale), film amerikan me aktorët Majkëll Shin dhe Denis Kuejd në rolet kryesore. Filmi i kushtohet Toni Bler dhe Bill Klinton….
Sot pasdite ndërsa takova një zyrtare të BE-së në ambjentet e hotel Sh…, më ra në sy kontrolli i përforcuar i hotelit dhe prezenca e madhe e trupave të policisë e Gardës. Kureshtja e profesionit më bëri që të interesohem kush ishte ky personazh që kishte blinduar hotelin.
Dhe e dini kush na ka ardhur në këto ditë te trazuara?!!! As më shumë dhe as më pak por personazhi i filmit të djeshëm, Ish-kryeministri britanik Tony Blair…, Pse ka ardhur?!!! Pse pikërisht në këto ditë me mot të trazuar?!!!…. Kalofsh bukur mister Tony…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



