E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kishte paracaktuar fatin në shkrimin që mbante në trup,  21-vjeçari Aldo Rama: Unë nuk jam një vrasës, por mos më detyroni!
Publik News

E kishte paracaktuar fatin në shkrimin që mbante në trup, 21-vjeçari Aldo Rama: Unë nuk jam një vrasës, por mos më detyroni!

Aldi Rama, 21-vjeçari i cili ekzekutoi me dy plumba oficerin e policisë Saimir Hoxha ditën e djeshme në Lezhë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. I riu nuk mundi dot t‘i shpëtonte një plage në kokë të shkaktuar nga vetë ai me armë zjarri.

1

Rama u vetëplagos gjatë kohës që ishte i rrethuar nga efektivët e RENEA-s në një banesë në zonën e Lagunës së Vanit.

Nga një këndvështim i fotove të 21-vjeçarit në rrjete sociale shihet një tatuazh i bërë në krahun e tij ku perifrazohet citimi i një varku nga këngët e reperit 2Pac: Unë nuk jam një vrasës, por mos më detyroni!

2

Një frazë e cila duket se paracaktoi fatin e tij pasi ai realisht u kthye ditënn e djeshme në një vrasës.

Pas vrasjes së oficerit Hoxha, 21-vjeçari qëndroi në arrati për rreth 5 orë e gjysmë, duke u fshehur në zonën e kënetës së Lagunën së Vanit

Në vijim të kontrolleve intenisve nga toka dhe nga ajri policia bëri të mundur lokalizimin e vendodhjes së tij në ambientet e një banese në zonë.

Aldi Rama

Sipas njoftimit të policisë 23-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjeve të uniformave blu për t’u dorëzuar, duke u vetëplagosur me armën e tij. Rama u transportua për të marrë një shërbim të specializuar mjekësor në spitalin e Traumës por nuk mundi dot t‘i mbijetonte plagëve të marra.

3
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.