Atentat me armë zjarri në Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Nga të shtënat me armë zjarri në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, në hyrje të qytetit, ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Personi i cili është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan është identifikuar si Ardian Çollaku rreth 50 vjeç.
Mësohet se Çollaku është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në një lokal pranë një karburanti. Ndërsa nuk ka asnjë informacion për autorët, të cilët pas krimit janë larguar me makine.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.
Ardian Çollaku. rezulton me precedentë të mëparshëm penal. Ai është dënuar nga Gjykata e Modenas me 23 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe “prodhim e mbajtje armësh pa leje”.
Ndërkaq, një makinë mësohet se është gjetur e braktisur në fshatin Balldren të Elbasanit. Dyshohet se automjeti i përket autorit, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas vrasjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



