E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot kryeministri Rama  do të pushohej nga puna, nëse do ishte në një vend tjetër europian
Publik News

Sot kryeministri Rama do të pushohej nga puna, nëse do ishte në një vend tjetër europian

Pohimi absurd i një kryeministri
“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve.

E thotë si justifikim, nderkohe që vetëm kaq duhet të ishte arsye shume e fortë që shqiptaret ta pushonin nga puna kryeministrin. Nese një kryeminister në Europe do të guxonte ta thoshte kete publikisht, karriera e tij politike do të kishte marrë fund menjëherë.

Por pse rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash?

Është e thjeshtë. Sepse qeveria ka hyrë në biznesin e shperndarjes se rritjes. Qeveria percakton fituesit dhe humbesit ne treg. Me pak fjale, qeveria ndan tortën e mireqenies.

Kur qeveria jep një koncesion ekskluziv, shperndan nje pjese te rritjes ekonomike ne menyre te pamerituar tek koncesionari.

Kur administrata ben nje tender korruptiv, con nje pjese te rritjes ne menyre te pamerituar tek fituesi i tenderit.

Kur shteti ben nje ligj qe favorizon nje individ ose nje grup te caktuar, e orienton rritjen ekonomike tek ata per te cilet ben ligjin.

Kur qeveria jep asete shume te vlefshme publike me 1 euro te nje oligark, e heq rritjen ekonomike nga qytetaret dhe ja con oligarkut.

Kur ministria e mbrojtjes tjeterson pronat e ushtrise, kafshon rritjen ekonomike qe duhet te shkonte tek qytetaret. Nese edhe opozita e kyc gojen si ne rastin konkret, atehere sabotimi eshte bipartizan. Konsensual dhe me baze te gjere politike.

Pra me pak fjale, qeveria ka hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes ekonomike, per se mbrapshti. Qeverite normale rishperndajne nga lart poshte. Pra ja u marrin te pasurve dhe ja u çojnë të varfërve. Qeveria jonë ben të kundertën.

Kjo është arsyeja se pse nuk rriten rrogat per qytetaret kur rritet ekonomia. Sepse qeveria nuk lë tregun të bëjë punën e tij, por e shpërndan vetë se ku duhet të shkojë rritja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.