E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në Levan-Tepelenë, makina me 3 anëtarë të një familjeje del nga rruga dhe përfundon në kanal
Publik News

Aksident në Levan-Tepelenë, makina me 3 anëtarë të një familjeje del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Frakull. Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin tre persona të një familjeje, është përmbysur në kanal.

Vendi i aksidentit

Bëhet me dije se të aksidentuarit janë nga qyteti i Korçës, me banim në Sarandë. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se destinacioni i tyre ishte Vlora. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Të lënduarit morëm ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan. Nga ana e bluve pohohet se shkak i daljes nga rruga të mjetit ka qenë lagështira nga reshjet e orëve të fundit. Ky është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar e kjo pasi mungojnë mbi e nën kalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.