E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Kim: Të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, vota e lirë është themelore për demokracinë
Publik News

Ambasadorja Kim: Të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, vota e lirë është themelore për demokracinë

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u ka bërë apel autoriteteve të veprojnë sipas rekomandimeve të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Duke shpërndarë në Twitter statusin e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi rekomandimin e katërt të OSBE/ODIHR, Kim shkruan se është e drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.