E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spiropali sqaron “ultimatumin” e Ramës: Qendrimi ynë për propozimet e Bashës
Publik News

Spiropali sqaron “ultimatumin” e Ramës: Qendrimi ynë për propozimet e Bashës

TIRANË – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është gati të diskutojë me opozitën për propozimet e bëra për ndryshimet kushtetuese.

Në konferencën e përbashkët me ambasadorin Soreca, Rama tha se këto bisedime do bëhen në shqip dhe se “nuk do diskutojë me opozitën në anglisht”, duke lënë të kuptohet se këto janë çështje që duhen zgjidhur nga vetë palët politike dhe jo nga ndërkombëtarët.

“Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk mund të ndryshojmë, çdo gjë tjetër po, nëse biem dakort, nuk është e shkruar në gur. Por, edhe një gjë, do ta përsëris edhe në sy të ambasadorit, sa të jem unë nuk ka më dialog në anglisht me Opozitën”, tha Rama.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në emisionin “Breaking” se këto çështje duhet të zgjidhen nga vetë shqiptarët.

“Kjo lidhet me vetëdijën tonë kombëtare, për t’i zgjidhur çështjet tona në tryezat tona. Kemi Kuvendin, kemi komisionet parlamentar. Këto çështje duhen diskutuar sy më sy dhe në shqip. Patjetër që ne e vlerësojmë rolin e ndërkombëtarëve. Janë disa çështje që mund të zgjidhen në institucionet e vendit dhe në Kuvend. Duhet të ndalët përbaltja e Shqipërisë në anglisht. Të forcojmë institucionet tona dhe të ecim përpara”, tha Spiropali.

Ministrja shtoi se asnjë nga propozimet e PD nuk është tabu, por duhet diskutuar për të parë se çfarë mund të negociohet.

“Nuk kemi asnjë tabu për propozimet e PD, por duhet të  njihemi me këto propozime dhe të flasim shqip siç thotë kryeministri”, tha Spiropali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.