E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendi qe do perballet me krizen me te madhe te urise, miliona viktima!
Bota

Vendi qe do perballet me krizen me te madhe te urise, miliona viktima!

Jemeni përballet me krizën më të madhe në botë të urisë e cila mund të lërë miliona viktima nese nuk fillon dërgimi i ndihmave urgjente, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i OKB-së
Mark Lowcock, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare, i kërkoi koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite të heqë bllokadën e vendit të rrënuar nga konflikti.
Të hënën, koalicioni mbylli rrugët ajrore, tokësore dhe detare me Jemen, pasi rebelët Houthit gjuajtën një raketë drejt kryeqytetit të Riadit.
Ajo ra në aeroportin e kryeqytetit saudit.
Arabia Saudite tha se bllokada ishte e nevojshme për të ndaluar Iranin që t’u dërgonte armë rebelëve.
Irani mohon armatosjen e rebelëve, të cilët kanë luftuar koalicionin e udhëhequr nga Sauditët që nga viti 2015.
Loëcock mbajti një deklaratë për shtyp të mërkurën, pasi informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas dyerve të mbyllura.
“Unë i kam thënë këshillit se nëse këto bllokada nuk hiqen … në Jemen një zi buke…miliona njerëz do të vdesin, u tha Lowcock gazetarëve.
“Do të jetë uria më e madhe që bota ka parë për shumë dekada “.

ImageImage

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.