E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plumb pas koke! Ky është biznesmeni që u gjet i vrarë e “varrosur” në Dajt
Lajme

Plumb pas koke! Ky është biznesmeni që u gjet i vrarë e “varrosur” në Dajt

Tiranë- Ky është biznesmeni Ruzhdi Hoxha që u gjet sot i vrarë në Qafë Mollë të Dajtit.

Viktima

Ndërkohë detaje të rënda janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet ditën e sotme në një humnerë në zonën e Qafë Mollës në Dajt.

1

Trupi i viktimës është gjetur i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë.

Lidhur me këtë ngjarje i arrestuar vijon të mbetet miku i viktimës, Fredi Rrushi i cili ishte edhe personi i fundit që ishte takuar me biznesmenin. Raportohet se policia ka zbuluar se ai ka dhënë deklarata të rremë në polici lidhur me rastin në fjalë.

Ai fillimisht kishte deklaruar se biznesmenin Ruzhdi Hoxha e kishte lënë në zonën e njohur si “3-shi” në Tiranë dhe më pas nuk kishte pasur kontakte. Por nga gjurmimi që policia ka bërë, rezulton që makina e tij tip “Passat” është parë në zonën e Dajtit dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë. Kjo ka bërë që policia të dyshojë se biznesmeni mund të jetë vrarë në këtë zonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.