Identifikohet një prej viktimave, kush është i riu që u ekzekutua mbrëmjen e sotme
Burime të rezervuara nga policia bëjnë me dije se i vdekur ka mbetur Rigers Mihasi rreth 37 vjeç.
Dyshohet se drejt mjetit tip “Audi” ku ishte Mihasi, është afruar një mjet tjetër ku ndodheshin autorët. Këta të fundit kanë qëlluar me breshëri arme drejt “Audit” ku si pasojë mbetën të vdekur dy persona.
Menjëherë, autorët janë larguar nga vendngjarja drejt Ish-sheshit Shqiponja. Policia ndërkohë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



