E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erigers Mihasin e telefonuan të shkonte në Astir/ Çfarë u zbulua nga kamerat dhe tabulatet e celularëve?
Publik News

Erigers Mihasin e telefonuan të shkonte në Astir/ Çfarë u zbulua nga kamerat dhe tabulatet e celularëve?

Vijon të mbetet mister vdekja e Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit në zonën e Astirit ditën e shtunë. Nga vëzhgimi i tabulateve të celularëve të tyre nuk është përfituar asgjë konkrete.

Sipas informacioneve dyshohet se dy të rinjtë janë kontaktuar që të lëvizin në zonën e Astirit rreth orës që ka ndodhur atentati. Hetuesit kanë sekuestruar një numër të madh kamerash dhe ka nisur vëzhgimi i tyre pranë vendit ku është djegur automjeti tip “Toyota” me të cilin lëviznin autorët. Grupet e hetimit kanë sekuestruar edhe kamera në aksin Tiranë-Milot dhe zonat përreth.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes. pranë “2 Rrathëve” janë sekuestruar kamerat e sigurisë nga firma e ndërtimit e cila po merret me rregullimet në rrugë.

Por nga analizimi i pamjeve hetuesit nuk kanë arritur të krijojnë identikitet e autorëve që dyshohet të kenë qenë 3, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi. Por edhe nga marrja në pyetje e dhjetëra personave që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, nuk është arritur të zbulohet identiteti i autorëve, apo ndonjë pistë konkrete hetimi.

Dyshimet paraprake të vrasjes së dy të rinjve, janë se atentati ka ndodhur për shkak të përplasjes mes bandave, pasi njëri prej viktimave ka qenë i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.