Grabitje, drogë, dhunë në familje/ Plasin arrestimet në Tiranë
TIRANË – 11 persona janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuarit akuzohen për dhunë në familje, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Pranga të riut për lojëra fati
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë shtetasit Z. I., 28 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.
18 vjeçari kapet me kanabis dhe fishekë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, disa fishekë manovër dhe pranga metalike.
Të arrestuar për dhunë në familje
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– D. L., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje;
– J. Sh,. 43 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka përndjekur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
39-vjeçari kapet me heroinë
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi i shtetasit J. O., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
Pranga “kamikazëve” në rrugë
– Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit K. K., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
– L. D., 54 vjeç, pasi në Rrugën e Durrësit, ka aksidentuar shtetasen I. Zh., 66 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
– R. B., 37 vjeç, K. K., 65 vjeç, A. R., 53 vjeç dhe E. D., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Kapet tmerri i grave
Më datë 16.11.2021, në bulevardin “Zhan D’Ark”, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 63 vjeçe. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



