64-vjeçari qëllon me armë fqinjin në Lezhë
Lezhë- Një sherr mes dy fqinjëve në Lezhë , u agravua deri në përdorimin e armës. Sipas njoftimit të policisë një 64-vjeçar në Lezhë ka qëlluar në drejtim të fqinjit të tij.
Ndër të tjera në njoftim bëhet me dije se fqinji i 64-vjeçarit nuk është lënduar.
Dy fqinjtë L.K. dhe M.J. u konfliktuan me njëri-tjetrin, dyshohet për shkak të prerjes së pemëve. Fqinji me iniciale M.J. dyshohet se i preu pemët frutore 64-vjeçarit, çka solli konfliktin me tyre.
Më pas, 64-vjeçari L.K. mori çiften dhe qëlloi në drejtim të komshiut të tij, por fatmirësisht plumbat nuk e prekën dhe nuk pati asnjë të lënduar.
Për këtë ngjarje e cila mund të çonte në një situatë akoma më të rëndë policia ka ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë 64-vjeçarin.
Ndër të tjera është sekuestruar armën e gjahut me municion luftarak.
Nga ana tjetër autori u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, pasi dyshohet se ka prerë pemët dekorative në pronësi të shtetasit L. K., në fshatin Rrilë, Lezhë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



