E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezullohen nga detyra tre inspektorë policie, ja çfarë zbuluan hetimet për ta
Lajme

Pezullohen nga detyra tre inspektorë policie, ja çfarë zbuluan hetimet për ta

Pezullohen nga detyra tre Inspektorë me detyrë Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.

Sipas SHÇBA Korçë, punonjësit e policisë dyshohet se “kundrejt një shume parash janë përfshirë në veprime korruptive, me qëllim favorizimin e shtetasit I.D., duke mos e ndëshkuar atë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes pas fashës kufizuese, drejtim të automjetit në gjendje të dehur, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij”.

NJOFTIMI I PLOTE

SHÇBA Korçë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, në ngarkim të 3 punonjësve të policisë:

• Inspektor B. P., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec;
• Inspektor K.B., 21 vjeç, me detyre Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec;
• Inspektor E.O., 24 vjeç, me detyre Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.

Veprimet hetimore janë kryer nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Korçë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, regjistruar pas kallëzimit të shtetasit I.D. dhe denoncimit të emisionit “Stop” në TV Klan.

Punonjësit e mësipërm të policisë dyshohet se kundrejt një shume parash janë përfshirë në veprime korruptive, me qëllim favorizimin e shtetasit I.D., duke mos e ndëshkuar atë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes pas fashës kufizuese, drejtim të automjetit në gjendje të dehur, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Hetimet në lidhje me këtë proçedim po vazhdojnë për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitare” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 250 dhe 259 të Kodit Penal.

SHÇBA falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.