E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vladimir Putin reagon për tragjedinë me 45 të vdekur në Bullgari
Bota

Vladimir Putin reagon për tragjedinë me 45 të vdekur në Bullgari

Presidenti rus, Vladimir Putin i përcolli homologut maqedonas Stevo Pendarovski ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik që i mori jetën 45 shtetasve të Maqedonisë Veriore, shumica shqiptarë.

“Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të thella lidhur me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Putin kërkoi që “të përcjellë ngushëllimet por edhe mbështetjen e sinqertë për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe urimet e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”.

45 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, u dogjën të gjallë pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi  nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë vetë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në një spital të kryeqytetit bullgar, Sofje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.