E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria e re gjermane,  propozon hapjen  e kapitujve të parë të negociatave me BE
Bota

Qeveria e re gjermane, propozon hapjen e kapitujve të parë të negociatave me BE

Marrëveshja e koalicionit e tre partive gjermane që do të formojnë qeverinë e re federale mbështet integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mëson European Western Balkans.

Marrëveshja propozon hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vazhdimin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë.

“Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuptim, reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në dokument.

Në këtë kuadër do të forcohet edhe shoqëria civile, shtohet më tej.

Gjithashtu mbështetet dialogu Beograd-Prishtinë i zhvilluar nën kujdesin e BE-së, si dhe përpjekjet për të ruajtur paqen afatgjatë në Bosnje bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe kapërcimin e dallimeve etnike.

Me negociatat e anëtarësimit, duhet të përmirësohet kapaciteti i BE-së për të pranuar anëtarë të rinj, thuhet në dokument.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.