LSI reagon pas deklaratave të Lulzim Bashës: Të jetë i sigurt se nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha në njê intervistë ku la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Ilir Metën në të ardhmen pas përfundimit të mandatit si President dhe rikthimit të tij në politikë.

Ndërkohë që kryedemokrati Basha la një shteg të lirë bashkëpunimi duke u shprehur “nëse ndan axhendën tonë politike”, Petrit Vasili me reagimin e tij në rrjetet sociale e mbyll përfundimisht këtë shteg dhe thotë:
“Lulezim Basha te jete i sigurte se nuk do te kete asnje mundesi tjeter më në jeten e tij as te genjeje dhe as te prese ne bese Levizjen Socialiste per Integrim”.
“Lulzim ti je vetem nje skllav pa sherim i rilindjes dhe do te perfundosh si nje limon i shtrydhur i saj”, shkruan Vasili.
REAGIMI I PLOTE I PETRIT VASILIT
Lulezim Basha te jete i sigurte se nuk do te kete asnje mundesi tjeter më në jeten e tij as te genjeje dhe as te prese ne bese Levizjen Socialiste per Integrim.
Lulzim tregoju demokrateve se perse nuk pranove qe LSI te kishte nje anetar ne komisionin hetimor per aferen e shekullit ate te incineratoreve, megjithese LSI kerkoi dhe insistoi edhe me kerkese zyrtare me shkrim qe te merrte pjese ne komision.
Se nuk te la padroni yt Edi Rama.
Lulzim tregoju demokrateve se perse sa here ne dilnim ne konferenca shtypi per te denoncuar me emra dhe me dokumente aferen e incineratoreve, ndersa ti dilje menjehere paralelisht per te spostuar vemendjen ne tema te tjera dhe kurre nuk i mbeshtete denoncimet e fakteve tronditese te incineratoreve te bera nga LSI.
Lulzim ti je vetem nje skllav pa sherim i rilindjes dhe do te perfundosh si nje limon i shtrydhur i saj.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



