E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Sal Berisha e mprehi shpatën edhe një herë për situatën’
Publik News

‘Sal Berisha e mprehi shpatën edhe një herë për situatën’

Naim Noka

Kam parë  reagimet dhe mosreagimet e shumicës se mendjeve të  ftohta dhe me peshë  por edhe fanatikët emocionalisht në   PD. Një pjesë  që kam parë e njohur nëpër foltore kanë qeverisur në dy mandatet  dhe kanë bërë miliona kur  Berisha  ishte kryeministër. Kam parë  abuzues dhe të korruptuar që fundosën imazhin  e qeverisë Berisha-Meta  2009-2013. Le ta bëjmë  hapur një pyetje themelore; Kush  e sponsorizon fushatën e Berishës dhe foltoret ndaj ‘Peng Bashës’ ?

Të njëjtët që bëri të pasur Berisha ?! Pse nuk ka transparencë për mijëra euro të shpenzuara nga veriu në jug nga një staf i mirëorganizuar? E ndjek nga afër prej vitit 1990  politikēn Dr Berishës  që kur për ta takuar në fillim do të  duhej të takoje gazetarin Yllii Rakipi dhe pas tij  e zuri   vendin Mero Baze. Nuk do tē shkruaj as për arritjet as për gabimet sepse tashmë dihen të gjitha. Nuk më duhet të flas as për foton  me shokun Enver që “Fiks Fare” i botoi tani që është në betejën e tij poltike për  të rrënuar përfundimisht atë pak PD me kryetar Bashën që mezi po mbijeton nga 8 vite në opozitë krah pēr krah me Doktor Berishën.

Sa  për sqarim unë nuk kam një ditë punë në asnjë institucion publik apo shtetëror që nga  koha e qeverisë Meksi, Nano, Meta, Rama gjatë gjithë jetës time. Nuk kam njohje as me Berishën dhe as Bashën. Pas vitit 97 kam vetëm disa kartolina që na uronte Dr Berisha për festat e fundvitit deri në vitet 2005, të firmosuara me firmë.

E bëra këtë hyrje  për tu kujtuar të gjithë atyre që  nuk do reshtin të hedhin dozën e sharjeve pas opinionit tim. E them  me zë të lartë që mua  , nuk më vlen një grosh Berisha  dhe as Basha sa kohē si ‘plaku ‘ i PD-së dhe ‘djali’ i tij i preferuar deri më 9 shtator 2021  ishin bashkë ,humbën bashkë dhe do të ngryseshin bashkë, deri sa Departamenti Amerikan i Shtetit  i dha karton të kuq Berishës. Kam dëgjuar të gjitha variantet: Pse?, gabim se kanë kaluar 8 vite  , nuk e meriton  Berisha etj. Fakti ekziston si për Berishën, si për  idhtarët fanatikë të Berishës, si  pjesën tjetër të PD dhe Bashës por fakti ekziston edhe për Edi Ramën.

Deri në zgjedhje tjera të radhës Berisha është me karton të kuq nga USA, duan apo nuk duan demokratët. Por  një pjesë e mirë e opinionit publik  është kundra ambasadorokracisë  përfshirë dhe mua  që të përcajtojë sovranitetin e një force politike. Por që ti themi  troç gjërat sovraniteti sikur e ka humbur kuptimin prej vitesh e aq më pak me USA. Është i pari Berisha dhe e gjithë klasa politike që e kanë katandisur këtë vend  në vilajet të ambasadorëve dhe tani të zhytur kokë e këmbë, kërkojnë të bëjnë sovranistin.

Por a ka  një zgjidhje për gjendjen që duket e pa shpresë në PD  pas dy kuvendeve të 11 dhe 18 dhjetorit?  Pasi të mbahen  dy kuvendet dhe pa shkuar legjitimiteti i tyre në Gjykatën e Tiranës ka një zgjidhje.

Lulzim Basha mund   të bëjë dy veprime

-Të propozojë një Bord Drejtues të PD-së ose ‘Të Urtët ‘   ose çfarëdo emri tjetër pa Berishēn dhe Bashën  brenda.

Hapi i dytë, Të hapë PD-në jo vetëm ndaj rrymave dhe qejfmbeturve demokratë  ose berishistëve, por ndaj shoqërisë civile, figurave me peshë ne shoqëri,  ndaj rinisë dhe elektoratit gri. Të ftojë pa hezitim  rrymat opozitare  që janë aktive pa dallim, mjaft që të kërkojnë përmbysjen e pushtetit  të fortë  autokrat të Edi Ramës. Pas një fushate bindëse dhe të ndershme le të konkurojë   në zgjedhje për drejtimin e partisë por  vetëm me rregulla të gjithë : Agron Shehaj, Bardh Kadili, Edi Paloka, Sali Berisha , Lulzim Basha  dhe të gjithë ato figura  që duan dhe mendojnë se mund të drejtojnë opozitën në fitore. Unë   i neveris, sharjet me libër shpie  të të gjithë Berishistëve dhe Bashistëve. Jo ky ështê ‘Hollandez’, ky është  Bardha, ky është legjenda që del në foto me shokun Enver… ky është pengBasha, BashatoyotaJaris…  janë trushplarje dhe infeksion i rëndë në diskursin politik të opozitës me kulturë që e risolli me sukses në fund të karrierës  ‘plaku’ i demokratëve  dhe mua më ngjall krupën tani në vitin 2021.

Nëse doktori karikon pambarim ekstremistët e llogjeve me sharje qoftë në rrjet  dhe në foltore e sigurtë ēshtë se  po krijon Parrinë Demokratike të  Foltores.   E në këtë rast nuk ka kangë më të gjetur se  kjo më poshtë:

Sali Berisha e mprehi shpatën
Edhe njëhërë o për situatën
Kjo asht shpata që u rrin tek koka
gjithë armiqve o që ka bota

Sal Berisha heu tungjatjeta
Sa k’to male o sa k’to shkrepa
Zanin PD-sê o lart ja ngrite
Gjithë ketë popull në dritë qite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.