E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr mes të rinjve në Elbasan, një person në gjendje të rëndë niset drejt Traumës
Lajme

Sherr mes të rinjve në Elbasan, një person në gjendje të rëndë niset drejt Traumës

ELBASAN- Disa të rinj janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me njëri-tjetrin  në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare nga ana e policisë ka mbetur i plagosur një i ri i cili është dërguar në Spitalin Kirurgjik dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetë.

Ndrkohë nga vendngjarja konfirmohet se forca të shumta policie kanë rrethuar lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Policia është në kërkim të autorit i cili ka arritur të arratiset.

Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifkimin e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.