E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sanksionet e SHBA-ve në Veri të Kosovës/ Pjesë e grupit kriminal edhe nënkryetari i Listës Serbe
Lajme

Sanksionet e SHBA-ve në Veri të Kosovës/ Pjesë e grupit kriminal edhe nënkryetari i Listës Serbe

Pjesë e grupit kriminal që vepron në Veri të Kosovës, të cilit iu vendosën sot sanksione nga SHBA është edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.Në njoftim thuhet se grupi është përfshirë në një skemë të gjerë ryshfeti me zyrtarë të sigurisë në Kosovë dhe Serbi, për të lehtësuar trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në listën e targetuar nga Departamenti i Thesarit përfshihen shumë kompani në Serbi dhe Kosovë, që janë të lidhur me pjesëtarët e grupit.

Zvonko Veselinoviç dhe grupi i tij u akuzuan nën dyshimet për përfshirjen në vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se sanksionet janë në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokracinë që mbahet këtë javë nën organizimin e presidentit amerikan, Joe Biden.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.