Mbledhja e Këshillit/ Açka: Berisha tregoi dje se nuk shërohet nga vetvetja
Avdyli: Deputetët dhe anëtarët të përqendrohen në terren, situata të menaxhohet me kujdes.
Debate mes anëtarëve, të regjistruara gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Anëtari Albert Avdyli, thotë se të gjithë janë të shqetësuar për situatën e krijuar.
Ai nënvizon se deputetët dhe anëtarët e këshillit duhet të përqendrohet në terren, ndërsa shton se marrëdhënia e krijuar në parti, duhet të trajtohet me shumë kujdes.
Nga ana tjetër, deputetja Flutura Açka, thotë se Berisha duhet të shërohet nga vetvetja. Ajo shtoi më tej, se Berisha tregoi dje që nuk e bën dot, ndërsa nënvizoi se kjo duhet bërë nga vetë ata.
Albert Avdyli: Kemi te gjithë te njëjtin shqetësim dhe dhimbjen për situatën e krijuar. Është vërtetë qe kryetarët e degëve kane mbajtur peshën. Por dua te ndalem tek data 18. Na ka vene përballe një vështirësie. Për shkak te thirrjes për referendum. Deputetet, anëtarë te Këshillit Kombëtar duhet te përqendrohen ne terren. Ne takim (11 dhjetor) dje ka patur demokrate, miqtë tanë. Është një marrëdhënie qe do kujdes.
Flutura Açka: Kur kam ardhur ne PD, mendova qe dija shume, por ne fakt e kam mësuar ne baze, me njerëz te ndershëm. Nuk është thjesht me ke je, me Bashen a me Berishën. E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft qe demokratet janë ne pushtet. Berisha ka një plage, ne duhet ta ndihmojmë te shërohet nga vetvetja. Dje tregoi qe nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne.
Agron Kapllanaj- Ne 97-en u vrane mijera per nje njeri qe nuk jepte doreheqjen. Edhe kur e jep doreheqjen, ai nuk iken, ne pritje qe te te rreshkase kemba. Nuk jam inatcor. Kam parur disa detyra, por me shkarkuan mua qe kam marre 10’ mije ne qarkun e fierit. E mora degen e fr ne nje moment te veshtire. U thashe njerzve qe atje nuk shkova per lulzim bashen, por per pd. Per demokratet qe po ikin cdo dite. Ne duhet teshkojme me ta e te flasim. T’i bindim qe rruga eshte kjo. Pd eshte e demokrateve, eshte aset kombetar, partia e shoreses se shqiptarëve. As e berishes, as e bashes, as e imja. Ky eshte moment historik. Nuk kam asgje me ata demokrate qenkane viktime e manipulimit dhe dje ishin me stadium. Nuk pajtohem me ata qe e organizuan, duke bere shoë dhe duke shakrkuar ata qe jane zgjedhur me voten e dmeokrateve. Jam rritur ne pd, e di cfare do te thote te sakrifikosh, te kesh ne krah burra e gra, mijera denorkate qe heshtin, nuk fyejne, por na mbeshtesin. Ne 18 ne duhet te mbeshtesim PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



