E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj komenton situatën në PD: Nuk transformohet partia duke iu kundërvënë SHBA-së!
Lajme

Gjekmarkaj komenton situatën në PD: Nuk transformohet partia duke iu kundërvënë SHBA-së!

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën e krijuar ditën e sotme në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa mbështetës të tij, hynë në ambientet e brendshme të selisë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj i cilëson grupin e Berishës si një organizatë anti-amerikane, duke shtuar se PD nuk mund të rithemelohet nëse i kundërvihet SHBA-së.

Sipas deputetit demokrat, nëse ata e ndienin veten aq të fortë, ishin të ftuar të vinin në Kuvendin e 18 dhjetorit.

“E shoh si një luftë mes Lindjes dhe Perëndimit këtë çfarë po ndodh në PD. Është paradoksale që PD sot gjindet në anatemën e SHBA-ve kur ka Berishën të shpallur non grata. PD ka nevojë për rithemelim dhe kam parë që të gjithë ata që në Kuvendin e PD që sot janë kundër thashë gjëra të turpshme. Në moment që Berisha hodhi poshtë investimin mbi Bashën ka pasur një dualizëm, dora e Sali Berishës ka qenë e fortë. Unë kam qenë mjaft kritik për procesin pas zgjedhjeve. Unë prisja që pas masakrës njerëzit të reagonin, kjo nuk ndodhi. Pashë që Berisha e quajti masakër të shekullit dhe mbështeti Bashën. Befas më 9 shtator Basha u bë armik i demokracisë.

Unë mora vendimin që ndërmjet një Lulzim Bashe që mbështetet nga perëndimi dhe SHBA dhe një Berishe të anatemuar nga ndërkombëtarët të zgjidhja të parin. PD nuk mund të transformohet duke iu kundërvënë SHBA-ve. Ky proces është i kompromentuar. Në stadium të shtunën u hodhën bazat e një organizate anti-amerikane. SHBA në Shqipëri ka marrë vendimet e duhura dhe edhe në këtë moment vendimjet nuk janë të gabuara. Kriza në PD është në nivele konfrontimi. Zyrtarët e PD mund të vijnë në PD por jo si përfaqësues të një orgaizate anti-amerikane. Nëse ata e ndienin veten aq të fortë mud të vinin në Kuvendin e 18 dhjetorit”- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.