E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replika të forta/ Bushati-kreut të PD: I vodhe zgjedhjet Sokol Olldashit, Basha: Je farë komunisti, më akuzon pa prova
Lajme

Replika të forta/ Bushati-kreut të PD: I vodhe zgjedhjet Sokol Olldashit, Basha: Je farë komunisti, më akuzon pa prova

Analisti Andi Bushati dhe kryedemokrati Lulzim Basha shkëmbyen dje replika të forta gjatë debatit në emisionin “Open”.

Bushati i kujtoi Bashës garën e vitit 2013, ku e akuzoi se i ka vjedhur zgjedhjet kundërshtarit në parti, të ndjerit Sokol Olldashi.

Ndërkaq Basha iu kundërpërgjigj duke i thënë se “je farë komunisti që më akuzon pa prova”.

DEBATET

Bushati: More traun e Rrugës së Kombit dhe e fute në shpi. Do përfundosh si Avdullah Hoti që thoshte budallallëqe për amerikanët.

Basha: Ti je një gënjeshtar. Je shpifës. Sponsorizuesin e medias tënde e kam denoncuar në Gjykatë. Zamirin ta kam thënë në parlament.

Bushati: Thjesht me emër?

Basha: Pse ça jam unë prokuror?! Ti gënjen.

Bushati: E di gjithë Shqipëria që je i kapur.

Basha: Unë do ta pastroj PD nga mbeturinat e komunizmit.

Bushati: Edhe Sokol Olldashit ia vodhe zgjedhjet.

Basha: Gënjen! Je ti që bën sikur…Kush i uli sytë more? Rrugën e Kombit unë e kam denoncuar. Tunelin e Llogarasë.

Bushati: Ke qenë në shërbim të Ramës më 21 janar. Po të ishte pjesë e zgjedhjes, do mbështesje 18 dhjetorin. Po nuk shoh zgjidhje.

Basha: Je farë komunisti, më akuzon pa prova mua. Shpifje!

Bushati: Është bërë anekdotë kjo “mbi trupat tanë”

Basha: Jo, anekdotë e ke bërë ti

Bushati: Te Teatri, te Fatmir Xhafa, te rruga e Kombit

Basha: Kur unë isha te Teatri, ti pije ose flije gjumë

Bushati: Unë shquhem për gjumë, e dua gjumin në fakt, më pëlqen

Basha: Unë isha te Teatri atë natë dhe të nesërmen isha me sy të skuqur prapë te Teatri

Bushati: Dhe e mban mend deklaratën, që nëse shembin Teatrin do i kthehemi shtëpisë së Edi Ramës në Surrel dhe qendrave tregtare të oligarkëve. Gërvishte ndonjë qendër tregtare për të mbrojtur deklaratën dhe dinjitetin tënd?

Basha: Ti e bën këtë për të diskretituar një betejë në të cilën unë personalisht dhe PD është angazhuar me mish e me shpirt për dy vjet me radhë, kemi bërë dezhurn aty. Ti e ke kthyer mision të jetës tënde të shkatërrosh PD-në, por nuk do ia dalësh.

Bushati: Edhe sikur të dua nuk e bëj dot se e bëre ti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.