E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-politikania Pesic: Serbia faktor shqetësues në Ballkan! Me qeverinë aktuale problemi me Kosovën nuk zgjidhet
Lajme

Ish-politikania Pesic: Serbia faktor shqetësues në Ballkan! Me qeverinë aktuale problemi me Kosovën nuk zgjidhet

Ish-politikania serbe, Vesna Pesic në një intervistë për mediat është shprehur se Serbia është faktori kryesor shqetësues në Ballkan dhe sipas saj kjo për faktin se nuk i pranon kufijtë e saj. Po ashtu ajo ka theksuar se çështja me Kosovën nuk mund të zgjidhet me qeverinë aktuale.

“Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë i kanë pranuar kufijtë e tyre përveç Serbisë”, ka thënë Pesic.

Ajo gjithashtu theksoi se Serbia nuk është e gatshme për asnjë pajtim.

“Nuk mendoj se Serbia është e gatshme për pajtim, por po përpiqet të arrijë qëllimet e saj në mënyrë paqësore. Ajo dëshiron të përvetësojë një pjesë të Dejtonit të Bosnjës dhe Hercegovinës”, është shprehur ish-politikania serbe.

Sipas sa,j presidenti serb Aleksandër Vuçiç mori në dorë të gjithë institucionet dhe e shpalli opozitën armike.

“Situata në  Serbi është katastrofike dhe me atë qeverisje që është ne nuk mund të zgjidhim asnjë problem, madje as atë të Kosovës”, tha ndër të tjera Pesic shkruan ‘Danas’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.