E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fati i Statutit të PD-së, në dorën e gjyqtarëve. Togave të zeza pritet që t’u shtohet edhe një tjetër draft
Lajme

Fati i Statutit të PD-së, në dorën e gjyqtarëve. Togave të zeza pritet që t’u shtohet edhe një tjetër draft

Në kushtet kur në kampin e djathtë janë dy grupime që pretendojnë se kanë shumicën, duket se fjalën e fundit do ta japë Gjykata. Rreth një javë më parë, Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, depozitoi në Gjykatën e Tiranës, në Dhomën Civile, statutin e PD-së të ndryshuar më 17 korrik të këtij viti.

Gjykata konfirmoi se kishte mbërritur kërkesa dhe pas hedhjes së shortit gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen është Blerina Muça. Por vetëm dy ditë pasi selia blu, përmes numrit dy të saj, depozitoi pas 5 muajsh statutin, në zyrën e Gjykatës së kryeqytetit shkoi një tjetër kërkesë për regjistrimin e Partisë Demokratike.

Grupi për themelimin e PD-së që u ngrit në Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor dy ditë pas takimit në stadium depozitoi statutin e ndryshuar. Nga hedhja e shortit u caktua që çështja të shqyrtohet nga gjyqtari Agron Zhukri.

Do të jetë pikërisht ai, i cili do vendosë për fatin e statutit paralel të Partisë Demokratike që u miratua në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Në një njoftim për mediat pas shortit, Gjykata e Tiranës ka sqaruar se nuk ka informacion nëse gjyqtari Zhukri është tërhequr nga shqyrtimi i kërkesës, depozituar në këtë Gjykatë të mërkurën nga Komisioni i Rithemelimit të PDsë.

“Për sa i përket kërkesës së gjyqtarit Agron Zhukri për heqje dore nga shqyrtimi i kërkesës së bërë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ju komunikoj se Gjykata e Tiranës nuk ka informacion lidhur me këtë kërkesë”, thuhet në njoftimin për mediat.

Por ndërkohë kujtojmë që më datë 18 dhjetor vetëm dy ditë më parë kryedemokrati Basha thirri kryesinë e PDsë, ku sërish u bë një ndryshim në statut. Kështu që pritet që në Gjykatën e Tiranës brenda 10 ditësh të shkojnë tri kërkesa për ndryshimin e statutit të PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.