E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zoran Zaev dorëzon në Kuvend dorëheqjen nga pozicioni i Kryeministrit: Demokracia do të thotë përgjegjësi!
Bota

Zoran Zaev dorëzon në Kuvend dorëheqjen nga pozicioni i Kryeministrit: Demokracia do të thotë përgjegjësi!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvendit e Republikës letrën e dorëheqjes nga funksioni i kryeministrit.

Lajmin e ka bërë publik vet Zaev përmes një postimi në favebook, ku thekson se me veprimin e tij jep shembullin pozitiv për detyrën qytetare të liderëve të ardhshëm.

“Demokracia do të thotë edhe përgjegjësi. Me dorëheqjen time marr përgjegjësi dhe jap shembull për detyrën qytetare të liderëve të ardhshëm, por jap edhe një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të shtetit”, shkruan Zaev.

Postimi i plotë:

Sot ia kam dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, dorëheqjen time nga pozita e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Demokracia do të thotë edhe përgjegjësi. Me dorëheqjen time marr përgjegjësi dhe jap shembull për detyrën qytetare të liderëve të ardhshëm, por jap edhe një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të shtetit.

Ishte një nder i madh të isha në gjendje të shërbeja dhe të kisha besimin e shumicës së popullit për katër vitet e fundit.

Dëshiroj të falënderoj deputetët, këtë dhe përbërjen e mëparshme, anëtarët e të dy përbërjeve të Qeverisë gjatë mandatit tim dhe qytetarët e vendit tonë.

Uroj mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë, për të gjitha komunitetet, për të gjithë njerëzit tanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.