E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes nga Covid-19 në moshën 41-vjeçare, ish-kampioni i botës dhe Evropës në kickbox
Lajme

Vdes nga Covid-19 në moshën 41-vjeçare, ish-kampioni i botës dhe Evropës në kickbox

Ish-kampioni botëror dhe evropian i kikboksit, Frederic Fred Sinistra, i njohur si “The Undertaker”, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij për shkak të problemeve të rënda të frymëmarrjes të shkaktuara nga Covid-19. Belgu ishte 41 vjeç dhe deri në fund ishte një mohues i bindur. Ai ishte detyruar të shtrohej në spital në Liege nga trajneri i tij Osman Yigin në fund të nëntorit. Por në javën e parë të dhjetorit, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ai kishte firmosur daljen nga spitali për të shkuar në shtëpi. Gruaja e tij, në postimin e gjatë të lamtumirës, ​​vazhdon të pretendojë se i shoqi nuk ka vdekur nga Covid.

Vetë Sinistra në faqen e tij në Instagram, iu desh të postonte një foto nga spitali, teksa ishte i lidhur me një aparat respirator, duke njoftuar se i ishin dëmtuar mushkëritë, por duke premtuar se do të rikthehej në ring më i fortë se më parë, edhe pse i duhej të anulonte një ndeshje në Francë e planifikuar për 4 dhjetor.

Por dhjetë ditë pasi u tha mbështetësve të tij se ishte kthyer në shtëpi (“Tani po shërohem i qetë në shtëpi dhe do të jem edhe më i fortë se kurrë, sepse vetë vdekja nuk më donte dhe toka do të dridhet ende nën këmbët e mia”, shkruante, duke paralajmëruar ndeshjen e radhës më 28 janar në Turqi), i bindur se mund ta kapërcente këtë betejë të jetës së tij, Sinistra u nda nga jeta.

Ditë pas vdekjes së tij, gruaja e tij, gjithashtu në Instagram, duke sulmuar shtypin dhe familjen, duke mbetur në pozicione mohuese, kishte mohuar që i shoqi të kishte vdekur nga Covid, me argumentin se ai vetë nuk do ta kishte lejuar kurrë që të përdorej për të mbështetur vaksinimin kundër virusit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.