E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimi dhe arrestimi i gjyqtarit/ Miri anëtar, Agim Bendo kryesues. Pse nuk e hetua….
Lajme

Përgjimi dhe arrestimi i gjyqtarit/ Miri anëtar, Agim Bendo kryesues. Pse nuk e hetua….

Shkëlqim Miri i arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës nën akuzën se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare, ka qenë një anëtar në gjyqin ndaj Gentjan Dodës.

Ndërsa vendimi i Apelit që solli hetimin ndaj gjyqtarit Miri, është i njëjtë me atë të dhënë më herët nga gjykata e Matit, në 20 shtator 2016.

 Sipas vendimit të gjykatës , anëtar të gjykatës së Apelit Tiranë që ka dhënë vendimin në 7 qershor të këtij viti ka qenë Shkëlqim Miri dhe Flutura Skënderi, ndërsa kryesues Agim Bendo.

Detaje këto që shtojnë misterin mbi faktin pse nuk u hetua Agim Bendo, i cili ka qenë kryesues.

Ka qenë Prokuroria që ka ankimuar në Apel çështjen duke mos qenë dakord me vendimin e Gjykatës së Matit (ndryshimin e akuzës nga vrasje me paramendim në plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen), ndërsa pala mbrojtëse e të pandehur ka pretenduar pafajësinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.