E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 23-vjeçarja e plagosur në dhomën e hotelit, autor i dashuri i saj
Lajme

Kush është 23-vjeçarja e plagosur në dhomën e hotelit, autor i dashuri i saj

Të  tjera detaje nga ngjarja e rëndë që është regjistruar mëngjesin e 3 janarit në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. Një 32 vjeçar, i identifikuar si Fatbardh Dervishi, ose sic njihej ndryshe me pseudonimin Doda,  ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen Edis Koroveshi, 23 vjeçe.

Dy të rinjtë kanë një lidhje intime me njëri tjetrin dhe ishin paraqitur mëngjesin e sotëm në hotel.

Autori Fatbardh Dervishi, ka disa ditë që ka ardhur nga Spanja.

Nga verifikimet e para që kanë kryer agjentët në vendin e ngjarjes dhe nga deklarimet e marra, mësohet se në dhomë, arma që mbante i riu është shkrepur aksidentalisht.

Pasi ka bërë tre rikoshetë, plumbi e ka kapur vajzën në shpatull.

Autori mësohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe pas ngjarjes është larguar duke e lënë aty vajzën e plagosur.

Punonjesit e hotelit kanë njoftuar Policinë dhe Policia ka njoftuar spitalin per autoambulancën.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Durrës/Informacion paraprak

Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Fatbardh Doda, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.