E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina përplas punonjësin e policisë, efektivi dërgohet në spital
Publik News

Makina përplas punonjësin e policisë, efektivi dërgohet në spital

Një aksident është shënuar në fshatin Lumalas të Korçës.

Një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin XH. A., ka përplasur një punonjës policie të qarkullimit E. Ç.

Punonjësi është transportuar drejt spitalit të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe po shoqërohet në komisariat.

Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.