Artur Zheji: Surpriza është Basha, qëndrueshmëria e tij politike po kalçifikohet çdo ditë
Analisti Artur Zheji mendon se 5 janari, afati që kishte vendosur Sali Berisha për kreun e Partisë Demokratike për të liruar zyrat, ka qenë një bllof politik dhe datë e dështuar.
Në një bisedë në studion e emisionin “Pikat mbi i” në News 24, Zheji theksoi se “surpriza” është kryedemokrati Lulzim Basha që “cdo ditë qëndrueshmëria e tij politike kalçifikohet, po bëhet më kockë, nuk është ind i butë”.
Pyetje: Ka pasur paralajmërime të tjera sot nga grupi i Rithemelimit, cfarë ishte për ju 5 janari?
Artur Zheji: Po 5 janari vazhdon deri në orën 24 nëse nuk do jetë ndonjë gjë tjetër pra rikthim atëherë është datë e dështuar, një bllof politik. Është pritur data 8 janar, kur të bëhet ajo protesta e dytë kombëtare që do nisë nga PD si është paralajëmëruar.
A shërbeu 5 janari për këtë paralajmërim?
Artur Zheji: Nuk shërbeu asgjë, kanë menduar se kanë njohur zotin Basha si shumë të dobët psikologjikisht, duke qenë se ai ka bërë një karrierë politike në hijën e Berishes, por supriza është doli që Basha nuk impresionohet.
Plus ka atë mbështetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare shumë të qartë pra është në politikë duke u konsoliduar, ai cdo ditë qëndrueshmëria e tij politike kalcifikohet bëhet më kockë nuk është ind i butë.
Kanë menduar se ky do iki nga frika, do mbledhe rraqet, se në fillim thoshin brava brava. Sot u mbyllën dyer se u panë precedentët që u thyen ca porta, pra ata që do vijnë s’kanë më të drejtë të hyjnë as pa takim, pra një pjesë e tyre s’kanë më punë as në ato zyra as te partia pa takim, duhet të njoftojnë.
Kuptohet ca punimesh po bëjnë po forcohen gjërat nëse pritet që në 8 të ketë një tentativë më energjike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



