E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në “Don Bosko”/ Sekuestrohen mbi 100 kamera sigurie, policia kontrolle në servise e varreza…
Publik News

Vrasja në “Don Bosko”/ Sekuestrohen mbi 100 kamera sigurie, policia kontrolle në servise e varreza…

Tiranë- Policia ka sekuestruar mbi 100 kamera sigurie nga zona e Don Boskos, ku u vra me armë zjarri Erion (Adriatik) Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe po këqyren nga policia, me qëllim zbardhjen e itinerarit nga ka lëvizur makina e autorëve para dhe pas krimit, që tronditi kryeqytetin.

BW shkruan se po kontrollohen edhe serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit Edmond Crroj, që është daja i viktimës, si dhe i ka sekuestruar atij telefonat, për shkak të problemeve që ai ka pasur në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.