Një ditë para protestës, Komisioni për Rithemelimin e PD-së niset drejt selisë blu
Komisioni për Rithemelimin e PD-së është nisur sot për të tretën ditë radhazi drejt selisë blu.
Mësohet se ata kërkojnë të mbajnë një mbledhje në godinën e PD, një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha.
Kujtojmë ditët e fundit në godinën e PD-së kanë qenë deputeti Flamur Noka, Aldo Bumçi, anëtarë të tjerë të Grupit për Rithemelimin e PD-së dhe të rinj të FRPD-së.
Këta të fundit kanë tentuar të hyjnë në seli, por pa mundur pasi dyert kanë qenë të mbyllura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



