E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘U zbulua lidhja e vëllezërve siamezë Rama-Berisha’, Basha: U përmbysën tre skenarët e rrezikshëm, treguam që jemi e vetmja shpresë
Politikë

‘U zbulua lidhja e vëllezërve siamezë Rama-Berisha’, Basha: U përmbysën tre skenarët e rrezikshëm, treguam që jemi e vetmja shpresë

Kreu i PD Lulzim Basha, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është ai që bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Ai gjithashtu theksoi se me qëndrimin e saj PD tregoi se është e vetmja parti që do të rikthejë vlerat në vend.

‘Berisha dhe Rama janë si dy vëllezër siamze. Berisha po kërkon ti bëjë shërbimin e tij Ramës që nuk e ka fshehur. Punonjësit e policisë që u angazhuan për të rikthyer rëndin por padyshim që drejtuesit treguan se ishin të kapur nga Rama. Ata pritën një orë e gjysmë pas lëshimit të deklaratave të ambasadave. Me përmbysjen e këtyre tre skenarëve ,zaptimi ,gjakderdhjes dhe zbulimit haptas të lidhjes së vëllezërve siameze Rama Berisha ka një arsye për ta mbajtur kokën lart. Kemi që qëndruar në një ditë shumë të vështirë me një kulturë dhe guxim për tu admiruar dhe të provojmë se jemi e vetmja forcë që ka vlerat dhe me të cilën Shqipëria dhe shqiptarët mund të ecin përpara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.