E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një ditë pas protestës së dhunshme, Sali Berisha rikthehet në selinë e PD: U hapën dyert e blinduara të Lulzim turpit
Lajme

Një ditë pas protestës së dhunshme, Sali Berisha rikthehet në selinë e PD: U hapën dyert e blinduara të Lulzim turpit

Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë pas protestës së dhunshme të 8 Janarit është kthyer sërish në selinë blu për të dhënë një deklaratë për mediat.

Berisha i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ai ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimin e thirrur prej tij.

Ai ka akuzuar policinë e shtetit se përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit, ndërkohë që u shpreh se: “protestuesit i hapën dyer të blinduara të Lulzim turpit”.

“U faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër atyre dhe se pavarësisht nga këto u konstatuan dyert e blinduara, i hapën.

Prania tonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizmit politik. Asgjë nuk e ndalon mbizotërimin e shumicës. Asgjë nuk mund të pengoje këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.