E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Selia blu e shkatërruar dhe me xhama të thyer, vijon puna për kthimin në normalitet. Shikoni pamjet
Lajme

Selia blu e shkatërruar dhe me xhama të thyer, vijon puna për kthimin në normalitet. Shikoni pamjet

Dy ditë pas protestës së dhunshme të organizuar nga Sali Berisha, selia e Partia Demokratike vazhdon të jetë e shkatërruar.

Punëtorët janë duke u kujdesur për ta pastruar ambientin dhe për ta kthyer selinë e PD në normalitet.

Megjithatë pasojat e protestës duken ende. Aty ka dyer e dritare të shkatërruara dhe xhama të thyer.

Protestuesit e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD-së përdorën cdo mjet të fortë për të hyrë në godinë, duke shpartalluar dyer e thyer xhama.

Ata mundën të hynë vetëm më katin e parë, ndërsa për të hyrë në katin e dytë përdoren shkallë, por tentativa e tyre dështoi.  Situata në seli u tensionua, derisa ndërhyri policie e cila mori nën kontroll situatën duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës.

Në lidhje me protestën, policia arrestoi 34 persona, ndërsa procedoi në gjendje të lirë disa të tjerë, mes tyre sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetin Flamur Noka.

1
2
3
4
5
6
6
7
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.