E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raportohen 17 raste për dëmtime banesash në zonën e Devollit, ekipet e emergjencës vijojnë verifikimet në terren
Lajme

Raportohen 17 raste për dëmtime banesash në zonën e Devollit, ekipet e emergjencës vijojnë verifikimet në terren

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter që goditi Follorinën në Greqi mbrëmjen e djeshme, ka shkaktuar dëmtime të banesave edhe në bashkinë e Devollit. Burime për Panorama.al bëjnë me dije se aktualisht janë bërë 17 kërkesa për dëmtime të banesave në disa fshatra

Institucioni i perfektit në bashkëpunim me bashkinë po bën verifikimin e kërkesave të bëra. Bëhet me dije se ashtu sikurse në bashkinë Devoll edhe në bashkinë Pustec po vijon puna për verifikimin e dëmeve nga tërmeti.

Kujtojmë se sipas komunikimit me kryetarin e bashkisë Devoll, Eduart Duro, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.

Paraprakisht thuhet se banesat, për të cilat raportohet se janë dëmtuar janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, të cilat kanë patur probleme edhe më parë.

Megjithatë në fund të verifikimeve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.