U pezulluan dhe përjashtuan nga PD, deputetët që mbështesin Berishën në seancën gjyqësore të protestuesve të 8 janarit
Në sallën e gjyqit, ku kanë dalë për masë sigurie 34 personat që u arrestuan në protestën e Berishës kanë shkuar edhe Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Oerd Bylykbashi.
Mësohet se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”.
Ndërsa për 5 protestues të tjerë “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.
Mes personave të arrestuar është edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”.
Kujtojmë që Albana Vokshi është përjashtuar nga Partia Demokratike, pas vendimit që mori kryesia. Ndërsa deputeti tjetër Oerd Bylykbashi është në listën e të pezulluarve.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



