Mermeri zë poshtë automjetin, vdes një 24-vjeçare dhe tri të plagosur në Lushnjë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë pasi ka vdekur vajzë e re dhe 3 të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë, raporton.
Mësohet se gjatë ecjes së një kamioni ka rrëshqitur mermeri i vendosur në të dhe ka zënë ë poshtë një mjet që ndodhej pas tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflig të Lushnjës.
Në mjetin ku ka rënë sasia e mermerit ndodheshin 4 persona. Viktima është një 24-vjeçare me emrin Erinalda Isufaj.
Po kështu automjeti ku ka rënë sasia e madhe e mermerit është tip Peugot me targa AA862SF.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



