Takimi me gratë/ Duma: Më çojnë në mesazh këngë dhe lule! Basha: M’i nis edhe mua ato SMS-të! Zotërinjtë më dërgojnë vetëm grushte dhe zjarr
Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se mungesa e vëmendjes ndaj grave, vërteton se mekanizmi qeverisës është shkatërruar.
Në një takim që ka zhvilluar kreu i PD-së me disa anëtare të Lëvizjes Demokratike të Gruas, Basha shprehet se fillimisht duhet çliruar sistemi, të garantohet vota e lirë dhe të sigurohet që Shqipëria nuk i shkon një grushti njerëzish.
Basha ka shënjestruar dhe Partinë Socialiste, për të cilën thotë se i trajton gratë vetëm si kukulla.
“E përjetojnë më shumë gratë, nga familjet e shtresës së mesme. Unë e di se çfarë do të thotë të kujdesesh për fëmijët në mëngjes, të bëhesh gati të shkosh dhe të përgatitesh për në punë. Pikërisht ndërkohë të presësh kthimin e tyre, të sigurosh ushqimin e tyre. Të kujdesesh për familjen gjatë gjithë ditës. E kam thënë dhe nuk ka qenë çështje fushate, përparimi i shkallës së mirëqënies së jetës, nuk ka të bëjë vetëm me gruan. Ndryshe nga çdo fushë tjetër, këtu shteti ka një rol të madh. Aty ku nuk është me ligj barazia e pagave, të jetë. Edhe nëse është me ligj barazia e pagave, nuk zbatohet. E kemi lënë prapa kohën e gënjeshtrave dhe gjysmë të vërtetave seksiste. Dhuna në familje që është produkt i drejtëpërdrejt i varfërisë.
Mungesa e vëmendjes ndaj grave, është mungesë vëmendje ndaj shoqërisë. Ka të bëjë direkt me mekanizmin e qeverisjes. Ky është shkatërruar. Vendosja e këtij mekanizmi, siç po e kërkojmë ne me reformën zgjedhore dhe dënimin e zgjedhjeve të 25 prillit, të vendosen përpara përgjegjësisë të atyre që i prishën zgjedhjeve. Duhet të mbizotërojë vizioni. Çfarë vizioni ka PS-ja për gratë përveçse përdorimit si kukulla. Nuk bëhet më as fjalë për vizion, por çfarë bilanci ka. Bilanci është largimi i vajzave dhe grave, rritja e moshës së pensionit për gratë.
Ju që jeni në një moshë ku përgjegjësitë që keni si nëna, tashmë u janë shumëfishuar pasi shumë prej jush keni dhe nipër e mbesa. Nuk jemi shkretëtirë. Jemi një vend ku skandali i inceneratorëve tregon se qindra miliona euro shkojnë për 3-4 persona. Sikur këto të përdoreshin në një skemë për të ndihmuar qytetarët. Duhet marrë vendimi që Shqipëria të mos i shkojë vetëm një grushti njerëzish. Pasojat i vuajnë të gjithë, veçanërisht gratë. Duhet të çlirojmë lirinë e votës, dhe përmes tyre do të mundësojmë zbatimin e programit për zonjat. Së fundi dua të cek këtë, që LDGSH duhet të jetë një pasuri kombëtare jo vetëm për PD_në. Riorganizimi i LDGSH i ka paraprirë organizimit të partisë” – tha Basha.
Nënkryetarja e PD-së Grida Duma deklaroi se gruaja është pjesa më e mirë e politikës duke shtuar se ndoshta është strategjike nga kryedemokrati Basha që e nis me zgjedhje në LDGSH.
Nuk munguan as batutat, ku Duma zbuloi se njëra nga gratë i dërgon në momentet e vështira lule dhe këngë. Ndërkaq, në bisedë ka ndërhyrë Basha i cili i kërkoi Dumës t’i nisi mesazhet e zonjave, duke u “ankuar” se zotërinjtë i dërgojnë vetëm simbole grushtash, dhe zjarri.
“Nuk mund ta lë pa speficikuar vlerat që kemi këtu. Unë e di që prej secilën nga ju që nga një histori, një sakrificë familjare, e kam me pak merak ta bëj këtë prezantimin se cfarë vlerash kemi këtu. Gruaja është pjesa më e mirë e politikës, më fal kryetar ta them pa modesti. Jam mrekulluar, nuk e dija që kishte zonja që jetojnë akoma në Shqipëri. Të gjithë që më kanë shkruar më kanë thënë a do ta zgjerojmë drejt të vërtetës PD-në. Që duhet t’i mbajmë mend të gjitha kontributet është detyrë. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se sa kur gjen njerëz që vullnetarisht në opozitë. Kur e bëjnë gratë që kanë 1001 detyra është sakrificë. Unë mendoj që është edhe pak strategjike nga kryetari i partisë që e nis me zgjedhje të LDGSH”, tha Duma.
Batutat
Duma: Të ndaloj pak te secila nga zonjat. Fato në ditët e vështira nuk më shkruan në inbox. Më con këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, më dërgon ose një këngë të vështirë ose lule.
Basha: Grida mi nis edhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më dërgojnë grushta, flakë, zjarr. Më mirë me lule dhe me këngë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



