E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E vrava për borxhin që i kisha”/ Ky është vendi ku u gjet e vdekur Fatime Suli në Kuçovë
Lajme

“E vrava për borxhin që i kisha”/ Ky është vendi ku u gjet e vdekur Fatime Suli në Kuçovë

Kuçovë- Fatime Suli, 64 vjeçe është gjendur e vdekur, e hedhur në një kanal pranë një plantacioni me sera, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe. Autor i ngjarjes së rëndë është komshiu i saj, i cili e ka mbytur, për shkak të borxheve që i kishte viktimës.

64-vjeçarja Fatime Suli u gjet e pjetë në një kanal në Kozare të Kuçovës. Gruaja është mbytur me duar nga fqinji i saj Fetah Marra, 58 vjeç, i cili është vënë në pranga.

Ky i fundit, më pas e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe e ka hedhur në kanal, ku e ka mbuluar me gjethe. Në video shihet makina e policisë e banorë të zonës.

Pjesë nga dëshmia e autorit dhe detaje të reja nga vrasja:

Viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. 64-vjeçarja, jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve të martuar, një djali e një vajze.

Nga ana tjetër, autori pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, në trupin e pajetë të gruas, që ishte hedhur në kanal e mbuluar me gjethe për t’u mos u gjetur, janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.

“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë para efektivëve autori i krimit.

Njoftimi i policisë:

Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar. Vihet në pranga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fetah Marra, 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen Fatime Suli, 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Shqip

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.