“Korrupsioni në përkeqësim”- Gjekmarkaj komenton raportin e TI: Shpallja “non grata” e Edi Ramës e mirëpritur
Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në lidhje e raportin e Transparency International, për Shqipërinë ku theksohet se vendi ynë ka rënie me një pikë për sa i përket indeksit të korrupsionit.
Përmes një postimi në facebook, Gjekmarkaj shprehet se raportet ndërkombëtare e përkufisojnë Shqipërinë në përkeqësim të vazhdueshëm për sa i përket, korrupsionit, transparencës, lirisë së shprehjes dhe lirisë për të protestuar
Nënkryetari PD-së, thekson gjithashtu se më shumë se sa sytë nga drejtësia, shqiptarët i kanë sytë nga SHBA-të për të përmirësuar situatën dhe sipas tij një shpallje non grata e kryeministrit Rama do të ishte më se e mirëpritur.
REAGIMI I PLOTË:
NË PËRKËQËSIM !
Kështu na përkufizojnë institucionet ndërkombëtare nën qeverisjen e Edi Ramës.
Në përkeqësim korrupsioni. Në përkeqësim transparenca. Në perkeqësim liria e shprehjes. Në përkeqësim liria për të protestuar.
Organizata më prestigjioze që mat korrupsionin në botë, Transparency International thotë se qeveria në Shqipëri përdori pandeminë për të përkeqësuar gjendjen në të gjitha këto fusha, që lidhen direkt me të drejtat e njeriut, me lirinë, me mirëqenien dhe zhvillimin. Prej nisjes së pandemisë, Partia Demokratike ka bërë disa kallëzime konkrete për korrupsion domethënës të qeverisë me tenderat anticovid. Hetimet provuan gjithçka, por nuk goditën kokën. Prandaj gjendja përkeqësohet, sepse kryeministri, ministrat, kryebashkiakët e ndiejnë veten të paprekshëm.
Më shumë sesa tek drejtësia, shqiptarët i kanë sytë sërish nga Amerika. Shpallja nongrata e qeveritarëve të korruptuar, duke nisur nga Edi Rama, është një mekanizëm i mirëpritur, që mund të funksionojë për të ndalur përkeqësimin.
Aty ku nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, siç vëren Transparency International për Shqipërinë, aty duhet ndryshim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



