E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet magazina e kthyer në laborator kanabisi, arrestohen 2 elektricistë
Lajme

Zbulohet magazina e kthyer në laborator kanabisi, arrestohen 2 elektricistë

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Sarandës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas finalizimit të operacionit të koduar “Volloder”.

Policia ka bërë me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nisi kontrollet në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë ku ishte përshtatur një magazinë për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve të kanabisit.

Gjithashtu njoftohet se të arrestuarit janë shtetasit me inicialet  V. S., 57 vjeç, elektricist i OSHEE-së për shpërdorim detyre dhe G. H., 61 vjeç, faturist i OSHEE, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet e laboratorit ku përdoreshin llamba për rritjen e bimëve.

Kurse, në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” u shpallën K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestrua 100 bimë kanabisi të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.