Sërish reshje bore gjatë natës në Korçë, borëpastrueset të shpërndara në të gjitha akset
Në qarkun e Korçës ka pasur sërish gjatë natës reshje dëbore dhe në zona të veçanta të shoqëruara me erë.
Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, era, qarkullimi në akset rrugore Korçë – Qafa e Qarrit – Ersekë- Leskovik; Korçë-Voskopojë; Korçë-Dardhë duhet të bëhet me pajisje dimërore në orët e paradites.
Kërkohet kujdes nga përdoruesit e rrugës në orët në vijim. Trashësia e borës varion nga 15 cm – 35 cm, ndërsa temperaturat mesatare janë – 4 gradë.
Puna do vazhdojë për mirëmbajtje dimërore në të gjitha akset, deri në normalizimin e situatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



